Plazhi i lirë/Lirohen 2000 m2 plazh publik në Himarë e Durrës, nën hetim 5 pronarë

Aktualitet

Policia e Shtetit ka liruar 2000 m2 plazhe publike në Himarë e në Durrës si dhe ka vënë nën hetim 5 pronarë subjektesh që operonin në bregdet dhe që kishin vendosur çadra private të cilat më pas kundrejt pagesës ua jepnin pushuesve. Po ashtu janë sekuestruar edhe 470 komplete shezlongë e çadra.

Kjo lëvizje e Policisë së shtetit vjen në kuadër të aksionit anti-informalitet ku po vijohet në të gjithë zonë bregdetare me operacionin 'Plazhi i lirë' për lirimin e plazheve publike. Konkretisht policia njofton se në Himarë janë konstatuar 3 subjekte tregtare, të cilat zhvillonin aktivitetet e tyre tregtare në mënyrë të paligjshme në plazhin e quajtur "Krorës" në Shën Vasil. Si pasojë policia ka proceduar penalisht 3 pronarët e këtyre subjekteve: A.L., N.V., dhe A.D. Në Himarë janë liruar 1000 m2 plazh publik, i zaptuar në mënyrë të paligjshme. Po ashtu janë sekuestruar edhe 200 kompleteve shezlongë e çadra. ndërsa personat nën hetim akuzohen për veprat penale "Fshehja e të ardhurave" dhe "Pushtimi i tokës".

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërsa në Durrës janë vënë nën hetim dy pronarë të tjerë të cilët kishin zaptuar plazhin publik, në zonën e Katundit të Ri. Ata janë D.D. e SH.P., dhe akuzohen për veprat penale “Pushtimi i tokës ” dhe “Fshehja e të ardhurave“. Në Durrës janë liruar rreth 1000 m2 plazh, ndërsa jën sekuestruar rreth 270 komplete shezlongë e çadra.

Policia njofton se do të ketë vijim të planit të posaçëm të masave "Për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e informalitetit, evazionit fiskal në turizëm, ndërtim, hidrokarbure, mallra të akcizës dhe krimeve të tjera mjedisore

ME TE LEXUARAT