Do të mbante koncert në jug të Shqipërisë, aksidentohet reperi

Showbiz

Reperi Alores, i cili dy vite më parë solli bashkëpunimin me Çiljetën të titulluar “Pa ty jetoj”, ka pësuar një aksident gjatë rrugës për në Dhërmi.

Alores do të mbante një koncert në destinacionin më të preferuar të momentit për pushuesit, mirëpo për fat të keq i është dashur ta anullojë.

Burime për “News.31” tregojnë se reperi është aksidentuar gjatë mbrëmjes dhe tashmë ndodhet në spital duke marrë mjekim për plagën në kokë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Fatmirësisht, aksidenti nuk ka qenë i përmasave të mëdha dhe Alores është jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se pak para aksidentit, reperi kishte qenë duke folur në telefon me gazetaren Klotilda Harka, të cilës po i jepte një intervistë.

ME TE LEXUARAT