“Ethet e minjve” mbërrin në Shqipëri, shënohet viktima e parë

Aktualitet

Dy raste janë paraqitur në QSUT me virusin “Ethet e Minjve”, ndërkohë që është shënuar dhe viktima e parë.

Report tv shkruan se bëhet fjalë për një 32-vjeçar nga Erseka, i cili nuk ka mundur t’i bëjë ballë kësaj sëmundje.

Kjo sëmundje njihet ndryshe si “ethe hemoragjike”, shkaktohet nga brejtësi i kuq dhe transmetohet përmes ushqimit.

Mosha më e rrezikuar janë të rinjtë nga 18-40 vjeç, ndërsa kjo sëmundje përhapet me së shumti në zona malore, ku ka dhe brejtës të egër.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Simptomat dalluese janë temperaturë e lartë, ethe e dhimbje muskujsh. Po ashtu kjo sëmundje prek dhe organet jetike, ndaj ka dhe vdekshmëri të lartë.

Mjekja bën thirrje që qytetarët sapo të shohin simptomat e para të drejtohen tek spitali rajonal i zones ku banojnë dhe më pas rasti referohet zyrtarisht në QSUT.

Qytetarët që jetojnë në Tiranë nuk janë të rrezikuar, kjo pasi në kryeqytet nuk ka vatër të kësaj sëmundje. Nxehtësia dhe thatësira janë favorizuese për sëmundjen, por edhe pse rastet janë të pakta, vdekshmëria është mbi 60%.

/Shqiptarja.

ME TE LEXUARAT