Marrëveshja për patentat/ Lajm i mirë për shqiptarët që jetojnë në Itali

Kliko per me shume info

Nga data 8 shtator 2019, të gjithë shqiptarët që udhëtojnë në drejtim të Italisë, nuk do të kenë nevojë të pajisjen me patentë ndërkombëtare shoferi. Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, shkruan me anë të një postimi në Facebook se shtetasit shqiptarë, me lejet e reja të drejtimit që vizitojnë e qëndrojnë në Itali për deri 3 muaj, nuk kanë nevojë të pajisen me leje ndërkombëtare të drejtimit të automjetit.

Statusi

Kliko per me shume info

“Një lajm shumë i mirë për shqiptarët në Itali!

Më në fund mbaroi edhe marrëveshja ndryshuese për konvertimin e lejeve të drejtimit që do të hyjë në fuqi më datën 8 shtator 2019

Hyrja në fuqi e kësaj marrëveshjeje ndryshuese i vjen në ndihmë shtetasve shqiptarë rezidentë në Itali, pasi bën njohjen e modeleve të reja të lejeve të drejtimit të lëshuara nga shteti shqiptar, duke lehtësuar shpenzimet dhe kohën për konvertimin/pajisjen me leje drejtimi italiane pa kaluar testet teorike e praktike të drejtimit të automjetit.

Gjithashtu, shtetasit shqiptarë me lejet e reja të drejtimit që vizitojnë e qëndrojnë në Itali për deri 3 muaj, nuk kanë nevojë të pajisen me leje ndërkombëtare të drejtimit të automjetit.

Shqipëria ka ndërmarrë të njëjtat përpjekje e hapa edhe me shtete të tjera evropiane. Përgjegjësitë e palës shqiptare janë kryer të gjitha me përpikëmëri! Për arsye e procedura të brendshme të këtyre shteteve ato nuk janë përfunduar ende.

Ministria e Jashtme do të vijojë të nxisë realizimin e marrëveshjeve të tilla edhe me këto vende duke i ardhur sa më shumë në ndihmë bashkëkombasve tanë nëpër botë!”, përfundon ai.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here