Bota

“Më shumë se 100 të shtëna”, plagosen 6 oficerë të antidrogës

Një tjeter ngjarje e rende ka ndodhur ne SHBA, ku person i dyshuar si autor i plagosjes së gjashtë oficerëve në një shkëmbim zjarri në qytetin amerikan të Philadelphia është vënë në pranga.

Oficerët po shërbenin në një operacion droge në një shtëpi në lagjen Nicetown-Tiago, të Philadelphia kur sulmuesi hapi zjarr.

Policia nxiti personin e armatosur të dorëzohej i cili është identifikuar si shtetasi Maurice Hill.

Avokati i të dyshuarit, Shaka Johnson i tha CBS3 se ai ndihmoi policinë të negociojë dorëzimin e Hill.

“Një ekip i ‘Swat’ shpëtoi dy oficerë dhe tre të tjerë që ishin bllokuar brenda shtëpisë me personin e armatosur”, tha policia.

Autori qëlloi me armë zjarri në kamionin e ekipit Swat jashtë shtëpisë, ku policia e veshur me jelekë antiplumb u përpoq të fshihej pas makinave duke mos ju kundërpërgjigjur sulmuesit.

Gjatë pushimit prej shtatë orësh, oficerët u përpoqën të komunikojnë me sulmuesin dhe i kërkuan atij të hiqte dorë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close