Pas nivelit më të ulët rekord në 12 vitet e fundit, rritet sërish euro. Sa u këmbye sot

Kliko per me shume info

Monedha e përbashkët eruopiane u rrit edhe gjatë ditës së sotme përkundrejt lekut. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro është këmbyer sot me 121.11 lekë, me një rritje të lehtë në raport me monedhën vendase.

Ndonëse si pasojë e flukseve sezonale, euro në fillim të këtij muaji shënoi nivelin më të ulët rekord në 12 vitet e fundit, ekspertët e këmbimit valutor argumentojnë se akualisht çmimi i këmbimit po reflekton lëvizjet në tregun e lirë.

Kliko per me shume info

Aktoret kryesorë në tregun valutor thanë për Monitor se kanë pasur volume të transaksioneve dhe se përvevv prurjeve në valutë njëkohësisht është rritur edhe qarkullimi i lekut në ekonomi. Një prej faktorëve lidhet me sezonin e pushimeve verore ku pjesa më e madhe e individëve planifikojnë pushimet. Në të njëtën kohë ka pasur kërkesë në rritje për të këmbyer lekun në valutë nga të gjithë ata individë që kanë planifikuar pushimet jashtë. Sipas ekspertëve këto janë lëvizje normale në tregun e këmbimit valutor.

Edhe monedhat e tjera kanë rikuperuar ndaj lekut vendas. Sipas Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan është këmbyer me 108.52 lekë. Edhe paundi britanik fitoi pikë ndaj lekut duke u këmbyer me 131.23, apo rreth 0.5 pikë më shumë se një ditë më parë. Monitor

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here