Përndiqte kudo ish-gruan, kapet 40 vjeçari shqiptar

Kliko per me shume info

Marrëdhëniet e tyre ishin përkeqësuar që kur gruaja vendosi të ndërpriste marrëdhëniet me 40-vjeçarin dhe këtë kishte nisur edhe përndjekja dhe shqetësimi i herëpashershëm i saj nga ish-partneri.

40-vjeçari shqiptar u arrestua nga oficerët e komisariatit në Montecatini në Itali në provincën e Pistoia, i akuzuar për përndjekjen ndaj ish-partneres së tij.

Kliko per me shume info

Veprimet e burrit kishin detyruar gruan të ndryshonte edhevendbanim. Që nga moment i ndërprerjes së lidhjes së tyre, kishin filluar ofendimet dhe kërcënimet ndaj saj, duke shkuar çdo natë në shtëpi dhe vendin e punës si dhe duke e kërcënuar nëpërmjet telefonit.

Madje në njërin nga rastet, denoncuesje emri dhe kombësia e të cilës nuk bëhet e ditur, ka thënë se 40-vjeçari kishte hyrë në zyrën e saj, duke kërcënuar një punonjës të tij i cili kishte rrëmbyer telefonin me të cilin kishte telefonuar policinë.

Ndaj personit në fjalë është dhënë masa e sigurisë “arrest shtëpie”

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here