Dorëheqja e Valdrin Pjetrit, prefekti i Shkodrës thërret mbledhjen e Këshillit Bashkiak

Aktualitet

Prefekti i Qarkut të Shkodrës, ka thërritur mbledhjen për konstituimin e Këshillit Bashkiak të ri të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit, pavarësisht tërheqjes së Valdrin Pjetrit nga drejtimi i Bashkisë së Shkodrës,

Mbledhja e thërritur nga prefekti Cesk Millja do të mbahet në ambientet e Rektoratit të Universitetit “Luigj Gurakuqi”, ditën e hënë në orën 11:00.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në rend të ditës është konstituimi i Këshillit Bashkiat dhe zgjedhja e drejtuesve të tij, si dhe shpallja e vlefshmërisë së mandatit të kryetarit të Bashkisë së Shkodrës.

Një ditë më parë, Valdrin Pjetri, bëri të ditur se heq dorë nga marrja e detyrës, duke shkruar se qyteti i Shkodrës nuk mund të mbetet peng i një individi.

ME TE LEXUARAT