Katër pyetjet e PD mbi Valdrin Pjetrin, që ende presin përgjigje nga Rama

Kliko per me shume info

Partia Demokratike i ka drejtuar katër pyetje, dje, kryeministrit Edi Rama, lidhur me “kryebashkiakun” e tij për Shkodrën, Valdrin Pjetrin, kryebashkiakun që nuk arriti as ta merrte kurorën.

Çlirim Gjata,Sekretari për Çështjet Ligjore të PD, ngriti këto pyetje nga selia blu, për të cilat kryeministri vazhdon të heshtë, pavarësisht se Pjetri sot është tërhequr nga posti që pretendonte.

Kliko per me shume info

Gjata tha: “Edi Rama, i cili vazhdon t’i japë mbrojtje të besuarit të tij për Shkodrën ka detyrimin ligjor dhe moral t’u thotë shqiptarëve:

Pse nuk vepron Ligji Antimafia ndaj pasurive të drogës së Valdrin Pjetrit?

Pse i besuari i tij në Shkodër ka imunitet mbi ligjin?

Pse nuk vepron prokuroria?

Pse Operacioni “Forca e Ligjit”, që duhej të sekuestronte pasuritë e paligjshme është shndërruar në operacionin “Forca e krimit”?

Përgjigjet e këtyre pyetjeve lidhen drejtpërsëdrejti me planin e Edi Ramës për të përdorur trafikantin e drogës.”

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here