Situata mbi gjendjen shëndetësore e dy të rinjve që u përleshën në Prishtinë

Aktualitet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë rreth orës 22:00, saktësisht në rrugën “Ahmet Dërguti”.

Persona të panjohur kanë dalë nga vetura derisa kanë therur dy të rinj të tjerë të cilët ishin duke ecur, një vajzë dhe një djalë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Njëri nga të therurit me thikë ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore, por që pas ndërhyrje kirurgjike gjendja e tij është përmirësuar.

Lajmin e ka konfirmuar drejtori i Klinikës Emergjente në Qendrën Klinike Univeristare të Kosovës, Basri Lenjani.

Ai ka konfirmuar se ndaj njërit person ka patur ndërhyrje në stomak dhe i njëjti është dërguar për shërim të mëtutjeshëm në kirurgjinë abdominale, ndërsa gjendja e tij është e përmirësuar.

ME TE LEXUARAT