Vasili: Ja arritëm edhe kësaj dite, prokuroria bëhet më `rilindase` edhe se vetë Rama

Kliko per me shume info

Ndërkohë që Edi Rama ka vazhduar ditën e sotme me justifikime, se ‘nuk dinte gjë’ për të kaluarën kriminale të Valdrin Pjetrit, organet përgjegjëse për këtë skandal dhe infiltrim të një ish trafikanti droge si kryebashkiak i Shkodrës, ende nuk kanë lëvizur as gishtin në zbatim të ligjit.

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, në një status të hedhur në faqen e tij në FB ka reaguar ashpër, ndaj rolit që po luan në këtë histori skandaloze prokuroria. Sipas Vasilit, kjo prokurori militante, po ja kalon edhe vetë vetë kryerilindasit Rama.

Kliko per me shume info

Postimi i plotë i Petrit Vasilit në Facebook:

Prokuroria me rilindase edhe se Edi Rama!!

Ne vend te vepronte ne menyre te rrufeshme per Valdrin Pjetrin, prokuroria vazhdon te zvarritet e vihet ne sherbim te rilindjes duke ja kaluar edhe vete asaj.

Valdrin Pjetri dha doreheqjen kurse prokuroria vazhdon dhe rri e shtyn vendimarrjet per ti dhene kohe rilindjes dhe Edi Rames te kaloje hallin, qe nuk e kalon dot.

Te njejten gje beri edhe kur Edi Rama i beri thirrje policise qe te hidhte uniformat e te bente fushate per PS ne 2017. Edi Rama kerkoi edhe falje per fajin e tij, ndersa prokuroria militante ja kaloi edhe Edi Rames vete dhe mbylli ceshtjen e tha se ai nuk kishte bere faj.

Sot po kjo prokurori qe kish nenshkruar marreveshje edhe me KQZ per verifikimin e kandidateve, jo vetem s’e beri detyren atehere por nuk e ben ne menyre skandaloze edhe sot.

Qesharake vertet!!

Prokuroria e linduar nga Fake reforma ne drejtesi e rilindjes eshte realisht me militante se rilindja vete.

Gjynah vertet per ata qe ‘ mahniten’ nga kjo Fake reforma ne drejtesi qe duke qene sipas ketyre edhe ‘perle’ duhet te jete edhe shembull mbareboteror.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here