Basha: Rama i rrezikshëm! Futi në politikë kriminelë të tmerrshëm

Politikë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar sërish për dorëheqjen e Valdrin Pjetrit nga posti i kryebashkiakut të Shkodrës.

Basha shkruan në “Facebook” se krahasuar me Edi Ramën, Pjetri është një kriminel i rangut të tretë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas tij, Rama ka futur në politikë dhe në zyrat e shtetit, duke i bërë deputete, kryebashkiake e zyrtare të lartë me dhjetëra kriminelë me rekorde të tmerrshme kriminale, trafikantë, përdhunues e deri vrasës.

Krahasuar me Edi Ramën, Valdrin Pjetri është një kriminel i rangut të tretë, një trafikant i dënuar droge që ka fshehur të kaluarën e tij.

Por është Edi Rama ai që futi në politikë dhe zyrat e shtetit dhe i bëri deputetë, kryebashkiakë e zyrtarë të lartë dhjetëra kriminelë me rekorde të tmerrshme kriminale, trafikantë, përdhunues e deri vrasës. Edi Rama është kërcënim dhe rrezik për jetën dhe sigurinë e çdo familje shqiptare!

Gjatë regjimit të tij, Shqipëria u kthye në parajsën e krimit të organizuar dhe të pastrimit të parave të pista nga trafiku i drogës dhe korrupsionit. Krimi dhe Edi Rama janë të pandashëm. Që të largojmë krimin duhet të largojmë Edi Ramën. #ShqipëriaSiEuropa #RamaIk”, shkruan Basha

ME TE LEXUARAT