E zbuluan në Mirditë, Interpoli i vë prangat 29-vjeçarit të kërkuar nga Italia

Kliko per me shume info

Komisariati i Policisë Mirditë, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative në bashkëpunim dhe me Interpol Tirana, arrestuan një 29-vjeçar me banim në Mirditë, i cili do të ekstradohet në Itali.

S.N.(L) ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Romës në Itali, në shkurt 2019, me vendimin nr. 45702/18 RGNR, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për vepren penale ” Shkelje e ligjit mbi armët e zjarrit”. Maksimumi i dënimit 10 vjet.

Kliko per me shume info

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë për veprime të mëtejshme.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here