Ndjekje si nëpër filma, “i forti” i Lazaratit bie në prangat e policisë së Gjirokastrës

Kliko per me shume info

Beko Buzheri është kapur sot nga një patrullë e policisë së Gjirokastrës.

Buzheri, i cili rezultonte person në kërkim sapo ka parë policinë është larguar menjëherë.

Kliko per me shume info

Ai është larguar me automjet dhe ndërkohë policia pas ndjekjeve këmba-këmbës e ka kapur dhe me pas prangosur.

Në momentin e ndalimit ai ka kundërshtuar forcat policore.

Shtetasi Bako Buzheri, ka qenë i dënuar më parë nga Gjykata e shkallës së Parë për Krimet e Rënda, me 21 vite heqje lirie për veprat penale të, “Heqje me të padrejtë e lirisë” dhe “Shtrëngimit për vënie pasurie”, por është lënë i lirë duke u shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Lartë. Të arrestuarit, iu gjet edhe një sasi hashashi me vete.

Po kush është Bako Buzheri?

Ai është njëri nga shtatë lazaratasit që u akuzuan nga Prokuroria e Krimeve të Rënda se kanë rrëmbyer e mbajtur peng katër persona me të cilët kanë pasur konflikt për çështje droge.

Ngjarja ka ndodhur më 3 mars 2012 në Gjirokastër e Lazarat. Për shtatë personat, nga Gjykata është vendosur masa e sigurisë arrest me burg, por prangosja e tyre nuk ka qenë e mundur.

Atehere kishte dyshime se të akuzuarit qëndronin brenda në Lazarat dhe policia nuk ka arritur t’i ndalojë. Sipas Prokurorisë, personat e rrëmbyer në Gjirokastër dhe të mbajtur peng në një shtëpi të boshatisur në Lazarat, janë Ergest Shele, Velo Shele alias Kosta Agora dhe Ergys Goxhaj.

Ata kanë denoncuar fillimisht në Policinë e Gjirokastrës, se më 4 mars 2012 janë rrëmbyer dhe janë keqtrajtuar fizikisht nga grupi i Lazaratit, pasi shtatë të kërkuarit dyshonin se të rrëmbyerit kishin vjedhur lëndën narkotike.

Rrëmbimi. Një nga shtatë të akuzuarit, pikërisht Aleksandër Kalemi, ka hyrë në kontakt me të dëmtuarin nga ngjarja, Ergest Shele, i cili jeton në Përmet. Pasi kanë kontaktuar, kanë lënë të takohen në Gjirokastër, ndërsa personi që më pas do të merrej peng, është nisur nga Përmeti me gjithë vëllain e tij Velo Shele, ose Kosta Agora.

Pasi janë takuar me personin që i kishte kërkuar në Gjirokastër, Aleksandër Kalemi, ky i ka dërguar me makinë vëllezërit në drejtim të shkollës “Naim Frashëri” në lagjen Dunavat. Rrëmbimi ka ndodhur teksa personat po ecnin rrugës poshtë. Në skenë ka dalë një furgon i bardhë me targa amerikane, ku shofer ka qenë Arbër Meçi.

Nga furgoni kanë dalë Bledar Muho dhe Kasëm Buzheri, të cilët u janë drejtuar vëllezërve Ergest dhe Kosta me fjalët: “Mos lëvizni”. Kasëm Buzheri e ka goditur me pistoletë në kokë Ergest Shelen, duke i thënë: “Më njeh mua…ju që donit të më vidhnit mallin mua”.

Më pas është goditur edhe vëllai tjetër Kosta Agora dhe të dy janë detyruar të hipin në furgonin që është nisur drejt fshatit Lazarat. Në fshatin Kordhocë, pengjet janë nxjerrë nga furgoni dhe janë vendosur në një makinë “Audi Q7”, që drejtohej nga Alfons Buzheri, i cili ka vazhduar rrugën për në fshatin Lazarat.

Shtatë lazaratasit i kanë çuar pengjet  në një shtëpi të braktisur në fshatin Lazarat, ku kanë ushtruar ndaj tyre dhunë çnjerëzore. Alfons Buzheri e ka lidhur Ergest Shelen nga këmbët e duart me tel dhe ka filluar ta godasë me shkelma e grushte, duke i thënë: “Nxirrni mallin, kush e ka marrë”.

Në dhomë kanë hyrë edhe Bako Buzheri, Kasëm Buzheri, Bledar Muho, Arbër Meçi dhe një person tjetër i paidentifikuar. Ata e kanë goditur Ergest Shelen me shkelma e grushte, duke i thënë: “Ku e keni mallin”.

Pasi kanë rrahur edhe Velo Shelen (me emrin e dytë Kosta Agora), atë e kanë lënë të lirë duke e kërcënuar me jetën e të vëllait nëse njoftonte policinë. Më pas, Alfons Buzheri ka vazhduar dhunën mbi Ergest Shelen për ta detyruar që të pranonte se “mallin e kishte vjedhur bashkë me Resul Goxhajn dhe Alban Rustemin”.

Sipas hetimeve, Resul Goxhaj i njihte anëtarët e grupit prej shtatë lazaratasish, pasi kishte lidhje shoqërore me ta. Nga dhuna, Ergest Shele është detyruar të pranojë që hashashin e kishte vjedhur bashkë me Resul Goxhajn dhe Alban Rustemin.

Ai për disa orë ka qenë nën tortura fizike ku ka parë se në dhomë po mbahej edhe Resul Goxhaj, që po goditej nga Alfons Buzheri, Bako Buzheri, Vullnet Buci, Bledar Muho, Kasëm Buzheri, bashkë me një person tjetër të paidentifikuar.

Edhe Resul Goxhaj është detyruar të pranojë se e ka vjedhur ai hashashin dhe, pasi ka pohuar këtë gjë, grupi kriminal e ka lënë të lirë. I fundit është liruar Ergest Shele, i cili ka hipur në furgonin e linjës Gjirokastër-Përmet dhe rrugës është shoqëruar nga policia, ku ka bërë denoncimin përkatës.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here