Lajmi i fundit

Pjerin Ndreu-Bashës:Shihemi në gjyq

Kryebashkiaku i ri i Lezhës, Pjerin Ndreu, ka ftuar publikisht kryedemokratin Lulzim Basha për një vizitë në zyrën e tij, për të folur për zgjidhjen e problemeve dhe zhvillimin e qytetit.

Ndreu shkruan në “Facebook” se Basha ka rol për të luajtur në planet e zhvillimit, ndërsa i përgjigjet i prerë akuzave të tij se është i inkriminuar.

Duke paralajmëruar përballje në gjykatë, Ndreu thekson se as Basha dhe as perëndia në qiell nuk ka shansin t’i gjejë qoftë një element sado të vogël inkriminimi.

“Per Lulezim Bashen: Zoti kryetar i opozites te pres per nje vizite ne Bashkine e Lezhes ku te diskutojme per zgjidhjen e problemeve dhe zhvillimin e qytetit. Keni rol per te luajtur ne planet e zhvillimit dhe jam gati te ve shiritin e te pres. Sa per inkriminimin tim se shpejti shihemi ne Gjykate. As ti e as perendia me qiell nuk ka shansin te me gjeje qofte nje element sado te vogel inkriminimi.

Kohe para teje jane bere prova serioze nga me te zote se ti per te me gjetur fakte e prova inkriminimi, por kane deshtuar me turp. Leri llafet ne ere se I sqarojme ne gjykate, por me thuaj kur do vish me Lezhe te pres!”, shkruan Ndreu.

loading...

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close