Klienti vret me armë zjarri kamarierin, zbardhen deklaratat tronditëse të dëshmitarëve

Kliko per me shume info

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Francë, ku një klient ka qëlluar për vdekje kamarierin, pasi nuk i ka sjellë sanduiçin në kohë.

Ngjarja ka ndodhur në një restorant në Seine-Saint-Denis, Francë, ku autori e ka qëlluar kamerierin 28-vjeçar me armë zjarri në shpatull, duke e lënë të vdekur në vend.

Kliko per me shume info

Punonjësit e restorantit kanë lajmëruar menjëherë policinë, por autori ka arritur t’ia mbathë dhe është akoma në kërkim. Mediet kanë publikuar edhe dëshmitë e dëshmitarëve, të cilët thonë se janë tronditur nga ngjarja dramatike.

“Ai u vra për një sanduiç?” “E trishtueshme,” thotë një grua 29-vjeçare, “Është një restorant i qetë, pa probleme, i hapur vetëm disa muaj më parë”.

“Është plot kriminalitet këtu, shpesh ka njerëz të alkoolizuar,” u shpreh 40-vjeçari Aboubacar, njëri nga banorët e zonës.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here