PD bën njoftimin e rëndësishëm për protestën e nesërme në Shkodër

Kliko per me shume info

Partia Demokratike në Shkodër pritet të zhvillojë nesër një protestë përpara Prefekturës së qytetit për “mbrojtjen e vlerave të demokracisë”.

Nëpërmjet një deklarate, thuhet se nuk duhet të pranohet konstituimi i një këshilli ilegjitim e aq më pak në rektoratin e Universitetit “Luigj Gurakuqi”.

Kliko per me shume info

Njoftimi:

Partia Demokratike, dega Shkodër ditën e nesërme në orën 10:00,para Prefekturës do të organizojë një protestë paqësore për mbrojtjen e vlerave të demokracisë e të dinjitetit tonë si qytetarë të Shkodrës.

Ne nuk duhet asesi të pranojmë konstituimin e një këshilli ilegjitim e aq më pak në rektoratin e Universitetit “Luigj Gurakuqi”. Aty ku krejt pranë, 30 vite më parë jemi mbledhur të gjithë pa asnjë ndasi politike, të majtë e të djathtë për rrëzimin e regjimit komunist. Pikërisht vendin që me 2 Prill, 4 dëshmorët e Demokracisë e lanë me gjakun e tyre e ku qindra të tjerë u plagosën. Rilindasit zgjodhën ish-komitetin e partisë për të konstituar këshillin ilegjitim vetëm për të provokuar qytetarët e Shkodrës. Ne nuk mund të pranojmë të jemi dëshmitarë të vendosjes së një tjetër regjimi. I bëjmë thirrje Edi Ramës të mos luajë me zjarrin, të mos luajë me Shkodrën! Shkodra do të dijë sërish t’i dalë për Zot vetes.

Prandaj i ftojmë të gjithë të bashkohen me ne,për dinjitetin e qytetit tonë,për dinjitetin e Shkodrës !

loading...

1 COMMENT

  1. Ti Voltana Ademi do besh mire te pyesesh baba Saliun dhe Ali Spahiun se kush i vrau ate kater nerez. Tani ik nga zyra se nuk e meritone ate.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here