Përmbytjet masive në Stamboll, ndërron jetë një person

Bota

Ditën e djeshme Stambolli është përfshirë nga shira të rrëmbyeshëm, të cilat shkaktuan përmbytje masive në të gjithë vendin.

Mediat turke raportojnë si pasojë e këtyre përmbytjeve ka humbur jetën një person ndërsa ka dëme të shumta materiale. Trupi i pajetë i një burri u gjet në një nënkalim në Distriktin Unkapani.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërkohë, akse të shumta rrugore u bllokuan pasi uji i detit në ngushticën e Bosforit doli mbi asfalt.

Shumë nënkalime u përmbytën përfshirë edhe atë në sheshin Eminonu, duke shkaktuar dëme të mëdha për tregtarët.

Nga përmbytjet të cilat zgjatën rreth 2 orë u dëmtua edhe Pazari i Madh i Stambollit, një prej tregjeve të mbuluara më të vjetra në botë.

ME TE LEXUARAT