Policia jep detaje të reja për trupin e gjetur në det

Kliko per me shume info

Një trup i pajetë, i dekompozuar është gjetur në ujërat e Adriatikut. Viktima është i seksit mashkull dhe është gjetur rreth 4 milje në det të hapur nga peshkarexha “Emiliani”, pasi kishte ngritur rrjetat e peshkimit.

Policia thotë se nga ekspertiza e jashtme ka rezultuar që trupi i pajetë nuk ka qenë i lidhur apo i mbështjellë, siç u raportua gjatë orëve të paradites se trupi ishte i lidhur me letër natriban, që ngrinte dyshime se kemi të bëjmë me vrasje.

Kliko per me shume info

Nga kqyrja nuk janë evidentuar shenja dhune apo dëmtime të ndonjë natyre tjetër. Trupi ishte i veshur me rroba dhe i janë evidentuar te gjitha gjymtyrët, por sipas Policisë së Durrësit, është dekompozuar për shkak të lagështisë.

Viktima nuk është identifikuar ende, ndërsa do të jetë laboratori i kriminalistikës, që do të kryejë autopsinë për të përcaktuar shkaqet e sakta të vdekjes. Trupi i pajetë është përcjellë drejt morgut në Tiranë për ekzaminime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:
Më datë 18.08.2019, në orët e para të mëngjesit, një peshkarexhë që kishte dalë për gjueti, rreth 4 milje larg Durrësit duke ngritur rrjetat dhe ka konstatuar në rrjeta një trup të pajetë të seksit mashkull.

Kufoma është transportuar në morgun e spitalit për ekspertizë mjeko-ligjore.
Nga ekspertiza e jashtme, trupi nuk ka qenë i lidhur apo i mbështjellë. Nga kqyrja nuk janë evidentuar shenja dhune apo dëmtime të ndonjë natyre tjetër.

Trupi ishte i veshur me rroba, i janë evidentuar gjithë gjymtyrët, por është dekompozuar për shkak të lagështisë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon hetimet për identifikimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here