Instagram merr vendimin: I shpall luftë lajmeve të rreme

Teknologji

Instagrami i ka shpallur luftë lajmeve të rreme. Rrjeti social lejon tani përdoruesit të sinjalizojnë përmbajtjet që konsiderohen false. Funksioni, për momentin i disponueshëm vetëm në Shtetet e Bashkuara.

Siç nënvizohet nga sajti teknologjik Engadget, risia ka një funksion të dyfishtë: të ndihmojë Instagramin të individualizojë dezinformimin në platformë dhe të stërvis algoritmet e inteligjencës artificiale të njohë falsitetet.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Fillimisht, rrjeti social do të përdorë sinjalizimet e përdoruesve dhe faktorë të tjerë, si përshembull sa i vjetër është një postim dhe aktivitetet e llogarisë që e ka gjeneruar, për të vlerësuar nëse një përmbajtje e caktuar duhet të kontrollohet thellësisht.

Shoqëritë që merren me verifikimin, janë të njëjtat që ekzaminojnë përmbajtjet në Facebook. Nëse një lajm i rremë konfirmohet, postimi nuk hiqet por bëhet i padukshëm në kërkime dhe injorohet nga seksioni ‘eksploro’.

Llogaria që e ka gjeneruar nuk merr asnjë njoftim kur një përmbajtje e saj është nën vëzhgim dhe nëse ajo konsiderohet false./Tch

ME TE LEXUARAT