Fernando i Çiljetës tregon talentin në muzikë

Showbiz

Dy ditë më parë, këngëtarja Çiljeta Xhilaga publikoi këngën e saj më të re në bashkëpunim me këngëtarin e ri, Estto-n.

Kënga u titullua “A je mirë” dhe deri tani ka marrë mijëra klikime në Youtube.

Duket se fansi më i madh i kësaj kënge dhe në fakt i të gjitha këngëve të Çiljetës, është i vogli i saj, Fernando.

Këngëtarja ka filmuar të birin i cili kishte vendosur këngën e saj në lokalin ku po kalonin paraditen së bashku.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Kur Fernando bën Dj-n”- shkruan Çiljeta krahas videos së të birit, i cili shfaqet para kompjuterit duke përzgjedhur këngët. Mesa duket, ai e ka njësoj pasion muzikën ashtu si mamaja e tij.

ME TE LEXUARAT