De Niro padit vartësen: Shikon shumë telenovela

Kliko per me shume info

Përmes ‘Canal Productions’, shtëpia e prodhimit, pronë e tij, aktori ka nisur një gjyq prej 6 milionë dollarësh kundër asistentes së tij sepse, sipas tij, në vend që të punonte, shihte shpesh serial televizivë në ‘Netflix’, përveçse i shkaktonte kompanisë mijëra e mijëra dollarë shpenzim… “extra”.

Sipas ‘Variety’, aksioni ligjor është ndërmarrë edhe si pasojë e faktit se aktori kishte punësuar gruan si zëvendës presidente me një pagë prej të paktën 300.000 dollarësh në vit.

Kliko per me shume info

Por ajo, nuk ishte treguar besnike ndaj punës, duke kaluar ditët në shikimin e serialeve televizivë për ‘një kohë të tepruar’, shkruhet në padinë e depozituar në gjykatën e New York.

Në janar gruaja mësohet të ketë parë 55 seri të “Friends” në vetëm katër ditë, duke porositur haviar për drekë dhe duke vajtur më pas në një restorant të shtrenjtë.

Të gjitha këto shpenzime, në kurriz të ndërmarrjes. Në total, gruaja ka shpenzuar më shumë se 30.000 dollarë për vaktet në harkun kohor të dy viteve dhe 32.000 dollarë të Uber, pa llogaritur mijëra para ekstra, nga llogaria personale e fluturimeve të zakonshme De Niro. Para se të largohej nga pozicioni, ajo kishte dorëzuar edhe një draft rekomandimi aktorit, duke i kërkuar ta firmoste. Gjë që, ai refuzoi ta bënte.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here