Rama e Balluku bllokuan 550 tonë naftë, gazetari: Komedi banale, ja e vërteta

Kliko per me shume info

Gazetari Klodian Tomorri ka komentuar lajmin e shperndare diten e sotme nga qeveria ne lidhje me bllokimin e nje sasie nafte jashte cilesise ne rafinerite e Ballshit.

Me nota kritike, Tomorri shprehet se e gjitha kjo ishte nje show qeveritar:
“Kur pashe titrat e televizioneve se Ministria e Energjise dhe Inspektoriati Shteteror Teknik kishin bllokuar 550 tone karburant jashte standardeve te cilesise, ne fillim nuk po u besoja syve. Kur ne titrat e dyta, pashe qe nafta pa cilesi ishte bllokuar ne Rafinerine e Ballshit nisa te dyshoj.

Kliko per me shume info

Pastaj kur mberriti deklarata zyrtare e ministres dhe kreut te ISHTI-t nisa te qesh. Kjo e bllokimit te naftes pa cilesi sot ishte nje nga komedite me pa kripe dhe njekohesisht nje nga aktet me qesharake qe ka bere ndonjehere administrata publike e ketij vendi.

Ministrja tha bllokuam 550 tone nafte jashte cilesie, pa permendur emrin e subjektit kujt i perkiste karburanti, vetem permendte depozita G46. Jo po sa hyn ne Paris, kthesa e pare majtas.

Por mbi te gjitha as ministrja dhe as kreu i ISHT-it nuk thane se ca mase ndeshkimore mori shteti per kompanine. Ca gjobe ju vu kesaj kompanise qe ju gjeten 600 mije litra karburant jashte cilesie? Asnje.

Por fjalia qe i vuri qershine mbi torte ishte: Kjo nafte pasi te riperpunohet lejohet te hidhet ne treg. Shkurt e gjitha ishte nje show qesharak dhe nje komedi banale, me te cilen mund te qeshe vetem qeveria.
Te kapesh nafte jashte cilesie ne rafineri eshte njesoj si te thuash shkova tek fabrika e miellit dhe gjeta grure. Sigurisht qe ne rafineri ka dhe nafte pa cilesi sepse rafineria ate pune ben, perpunon naften.

E gjitha kjo histori eshte njesoj si ajo e Geges me firot. Qe thane kemi gjetur nafte manget ne magazinen e lire doganore e madje e cuan edhe per ndjekje penale pronarin. Nje tjeter cmenduri. Magazina e lire eshte e paprekshme dhe shteti nuk ka pune fare te hyje aty. Kur kalon traun, vetem atehere autoritetet kane te drejte kontrolli.

Tani lerini keto historite qesharake dhe sqaroni pak qytetaret cfare u be me ato 25 tone nafte qe u bllokuan ne kantierin e nje kompanie ndertimi, e cila ishte e gjitha e pa markuar?

Cila ishte kompania e ndertimit?

Cila ishte kompania furnitore e karburanteve? Sa ishte demi ne buxhet?

Pse ra heshtja papritur dhe pse nuk u be publike fare kapja?

Nuk behet lufte kunder informalitetit me dy porta”.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here