Juventusi fiton edhe pa Ronaldon

Sport
Juventusi fiton edhe pa Ronaldon

Skuadra e Juventusit fiton edhe pa Cristiano Ronaldon. “Zonja e Vjetër” mundi Bresican, me rezultat 2-0, të dielën në kuadër të javës së 24-të në Serie A.

Kampionët në fuqi të Italisë, arkëtuan edhe tri pikë tejet të rëndësishme në garën për titull të kampionit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Dybala (38’) dhe Cuadrado (75’), shënuan nga një gol për fitoren e torinezëve.

Pas kësaj fitore, Juve rikthehet në krye të tabelës me 57 pikë, tri më shumë së Interi, kjo e fundit ka një ndeshje me pak, kurse, Brescia renditet e parafundit me vetëm 16 pikë të tubuara.

ME TE LEXUARAT