Skema, ja si fitonin milionat nga kreditë punonjësit e fondacionit

Aktualitet

Policia e Tiranës vuri sot në pranga shtatë persona dhe një tjetër e shpalli në kërkim.

Ata dyshohen se përmes skemave të kredive fiktive, përfituan shumën prej 3.7 milionë eurove.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Por si funksiononte skema e grupit

Drejtoresha e filialit në fondacion në bashkëpunim me oficerët e kredisë u jepte personave të caktuar kredi ku 25 % të shumës e përfitonin ata, ndërsa pjesa tjetër ndahej mes tyre. Kur mbaronte afati i kredisë drejtoresha lëshonte një vërtetim se kredia ishte likujduar. Për të mbuluar gropën financiare të krijuar në bankë ajo depozitonte para nga biznese të ndryshme të cilëve u premtonte interesa të larta.

Bizneseve u premtonte se nëse i depozitonin paratë në këtë fondacion pas një periudhe kohe do të përfitonin nëpërmjet interesave shuma të mëdha. Nga përllogaritjet e deri tanishme rezulton se kredi janë dhënë rreth 2 mln euro ndërsa nga bizneset janë depozituar 1.7 mln euro.

Nga një audit i kryer është zbuluar skema e mashtrimit dhe vete drejtori i fondacionit ka bërë kallëzimin në Policinë e Tiranës para 1 jave.

ME TE LEXUARAT