Vritet me 2 plumba shqiptari në Romë, del emri, e qelluan në sy të familjarëve

Aktualitet
Vritet me 2 plumba shqiptari në Romë, del emri, e qelluan në sy

Një 45-vjeçar Shqiptar u qëllua për vdekje mbrëmjen e së dielës në Romë të Italisë. Gentian Kasa sipas mediave italiane, kishte marrë leje nga burgu për të takuar familjen e tij që jeton në kryeqytetin italian.

Mësohet se 45-vjeçari u qëllua në kokë dhe gjoks, duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Trupi i pajetë u konstatua nga vëllai i viktimës, i cili njoftoi forcat e policisë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kasa ishte një person me precedent të theksuar kriminal. Ai u prangos në vitin 2011 për drogë në Romë. Me të njëjtën vepër ishte arrestuar edhe 3 vite më pas në 2014 në Ankona.

Mediat nga përtej Adriatikut theksojnë se policia po përpiqet të rindërtojë lëvizjet e viktimës dhe kontaktet e orëve të fundit, për të zbuluar më tepër rreth kësaj ngjarje të rëndë.

Vrasja e tipit mafioz dyshohet se është porositur nga klanet rivale që ekzistojnë në Romë, kryesisht në Tufello dhe San Basilio, të cilat janë edhe epiqendra e trafikimit të paligjshëm të drogës dhe qenieve njerëzore.

Policia ka nisur hetimet për të rënë në gjurmët e autorëve, duke marr dëshmitë e familjarëve dhe njerëzve të afërt me të cilët shoqërohej viktima.

Në vendin e ngjarjes u sekuestruan edhe pamjet e kamerave të sigurisë për të parë nëse mund të kenë kapur momentet e lëvizjeve të autorëve para, gjatë ose pas krimit.

ME TE LEXUARAT