Aktualitet

“Pronari u tërbua”, ngjarja me turistët spanjollë në Himarë, ja cfarë shkruajnë mediat greke

“E tmerrshme! Biznesmeni theu xhamin e makinës së klientit sepse ata u larguan nga restoranti i tij”- ky është titulli i lajmit të postuar nga media greke “dokari.gr” lidhur me ngjarjen e ndodhur në Porto Palermo në Himarë, ku pronari i restorantit “Panorama”, Mihal Kokedhima dhunoi disa turistë që kishin ardhur nga Spanja.

“Fund i keq për disa turistë që u larguan nga restoranti për shkak të shërbimit të dobët. Pronari i restorantit u tërbua dhe theu xhamin e makinës së tyre”- shton portali grek, transmeton LajmiFundit.al.

“Incidenti ka ndodhur në Shqiperi, ku turistet spanjoll u ulën në restorant, bënë porosinë e tyre, por pas një pritje të gjatë vendosen të largoheshin. Por më pas pronari i restorantit u tërbua, u ngjit në makinën e tyre dhe theu xhamin e përparmë të makinës”- përfundon artikulli i gazetës greke./LajmiFundit.al/

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close