Vdiq ne burg per vjedhjen e nje portofoli em 12 mije leke, zbardhet dinamika

Aktualitet
Vdiq ne burg per vjedhjen e nje portofoli em 12 mije leke, zbardhet dinamika

Eshte zbardhur dinamika e arrestimit të Bilbil Hasanit. 43 vjeçari i cili u gjet i vetëvrarë në qelinë e paraburgimit tek 313 ishte arrestuar më 9 dhjetor 2019 për një vjedhje të ndodhur një ditë më parë në autobusin e linjës së stacionit të trenit.

Ai arrestua pasi një shtetas A.D e akuzoi për vjedhjen e portofolit. Nga rrëfimi i tij qytetari po shkonte tek Tregu Industrial së bashku me bashkëshorten dhe në momentin kur urbani kishte qëndruar tek stacioni përballë restorat “Durrësit”, Bilbil Hasani ka futur dorën në xhepin e Dedës dhe ka vjedhur portofolin, brenda të cilit kishte 15.200 lekë dhe dokumenta të tjera.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pasi ka konstatuar këtë fakt, A.D është vënë në ndjekje të autorit, i cili në vrap e sipër e ka hedhur portofolin dhe pak më tutje Bilbil Hasani është kapur në flagrancë nga qytetari, i cili ka njoftuar policinë dhe në ndihmë i ka ardhur edhe një shtetas tjetër që e kanë mbajtur 43-vjeçarin derisa ka ardhur policia.

43 vjeçari u gjet i vetëvarur mëngjesin e së premtes në qeli ndërsa ishte në pritje për të dalë në gjykim.

Prokuroria e Tiranës kishte kërkuar caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg”, masë që ishte pranuar edhe nga gjyqtari Ardian Kalia. Pas zhvillimit të seancës paraprake ishte vendosur kalimi i çështjes për gjykim.

Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë ka nisur një hetim nëse janë shënuar parregullsi apo jo gjatë procesit të gjykimit të tij.

ME TE LEXUARAT