De Biasi: Juventusi i shkëlqyer!

Kliko per me shume info

Gianni De Biasi ka komentuar merkaton e verës në Serie A.

Në një reagim për “Derbyderbyderby”, ish-trajneri i Kombëtares shqiptare vlerësoi punën e bërë të Juventusit dhe përforcimin e skuadrës së Interit.

Kliko per me shume info

“Puna e bërë nga Juventusi në merkato ka qenë e shkëlqyeshme, me ardhjen e shumë lojtarëve absolutisht me vlera. Duhet të kuptojmë përputhshmërinë midis skuadrës dhe trajnerit të ri Sarri, të cilit i dëshiroj një rikuperim të shpejtë.

Interi është padyshim një skuadër, që më bëri përshtypje me blerjen e Lukakut dhe atë të mundshmen, Sanchez.

Gjithashtu, në mesfushën zikaltër kanë ardhur dy futbollistë shumë interesantë italianë, si Sensi dhe Barella, pa llogaritur praninë e trajnerit Conte, i cili do të jetë një faktor përcaktues”, tha ai.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here