Juventus - Inter mund të luhet pa tifozë, shkak koronavirusi

Sport
Juventus - Inter mund të luhet pa tifozë, shkak koronavirusi

Koronavirusi po vazhdon të hap telashe në Itali. 3 viktima dhe më shumë se 152 persona të prekur janë shënuar në Itali, duke krijuar një situatë alarmante. E gjithë kjo e shkaktuar nga Koronavirusi.

Ky virus po prek edhe botën e futbollit. Shumë ndeshje janë anuluar në Serie A gjatë xhiros së 25-të, dhe ngjashëm mund të ndodh edhe në xhiron e 26-të, kur luhet derbi kryesor, Juventus – Inter.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

‘Tuttosport’ shkruan se ndeshja mes Juventus dhe Inter mund të luhet pa tifozë. Kjo ndihmon në parandalimin e përhapjes së Koronavirusit.

Piemonte, regjioni ku shtrihet edhe Torino, vendi ku luhet derbi, është një nga më të prekurit me këtë virus.

Kujtojmë se për xhiron e 26-të të Serie A deri më tani është anuluar zyrtarisht vetëm një ndeshje. Udinese – Fiorentina është shtyrë për datë të pacaktuar.

ME TE LEXUARAT