Napoli kërkon ish-lojtarin e Juventus, pasi me Icardin dështoi

Sport

Dita e sotme ishte dhe afati i fundit që i kishin vendosur drejtuesit e Napolit Mauro Icardi për transferimin tek klubi i tyre. Mirëpo argjentinasi mësohet se i ka thënë ‘Jo’ kërkesës së tyre.

Për këtë arsye klubi napolitan po mendon për një alternativë tjetër. Bëhet fjalë për sulmuesin spanjoll Fernando Llorente, i cili pas përfundimit të kontratës te skuadra e Tottenham është një lojtarë i lirë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Spanjolli ka dhënë miratimin e tij për tu transferuar në Serie A, ku do të ishte një rikthim për të, pasi më parë ka luajtur për 3 sezone me Juventusin.

ME TE LEXUARAT