Lajmi Fundit
Lajmi Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Fejohet MC Kresha! Kush është vajza

Ditën e sotme na ka habitur të gjithëve një lajm ku thuhet se reperi i njohur MC Kresha është fejuar.

Burime për “zëri.net” kanë bërë me dije se vajza që i ka rrëmbyer zemrën është nga Prishtina dhe prej vitesh jeton në Kanada.

Po të njëjtat burime shtojnë se reperi do të celebrojë dashurinë e tij me martesë gjatë muajit tetor.

Reperi është kujdesur që jetën e tij private ta mbajë gjithmonë hermetike dhe lajmi i fejesës na ka habitur të gjithëve.

Mezi po presim të zbulojnë detaje të tjera.

E vetmja lidhje publike e reperit është ajo me Rozana Radin me të cilën ka edhe një këngë.

Ata i dhanë fund marrëdhënies së tyre në vitin 2012 dhe historia e dashurisë zgjati rreth 1 vit.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.