Kjo është drejtoresha që ngriti skemën gjigante të mashtrimit në Fondin "BESA"

Aktualitet

Gjykata e Tiranës la sot në burg katër nga gjashtë të arrestuarit për skemën e mashtrimit me kreditë në Fondin "BESA".

Në burg u lanë Albana Imami, Blertina Kanani, Mihal Hanxhari dhe Orkida Driza, ndërsa në arrest shtëpie, Matilda Domi dhe Esmeralda Vaso.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas prokurorisë, Albana Imami, në bashkëpunim me sekserë dhe oficerë kredie, jepnin kredi fiktive, shumat e të cilave i përvetësonin vetë.

Në përfundim, prokurori Kolë Hysenaj, kërkoi vlerësimin të ligjshëm të arrestimit dhe lënien në burg të Albana Imami, Blertina Kanani, Matilda Domi, Mihal Hanxhari dhe Orkida Driza, ndërsa për Esmeralda Vaso, arrest shtëpie për shkak se është nënë e një fëmije të vogël.

Gjatë seancës, drejtoresha e filialit, Albana Imami pranoi dhënien e këtyre kredive, por tha se nuk ka qenë e vetëdijshme dhe ka qenë në delir.

Diskutime pati mes saj dhe oficerëve të kredisë, të cilët në seancë pranuan firmosjen e një numri të kredive, por që këtë e kishin bërë me kërkesë të drejtoreshës Imami.

Ndërkohë, një prej të arrestuarave, Orkida Driza, që sipas prokurorisë akuzohet si seksere, tha se është përdorur dhe për kredi aty ka cuar edhe fëmijët e saj.

“Jam e gatshme të bashkëpunojë, më kanë përdorur, unë kam cuar edhe fëmijët e mi aty”, tha ajo.

ME TE LEXUARAT