Aksidentohet furgoni me te burgosurit nga Tirana

Aktualitet
Aksidentohet furgoni me te burgosurit nga Tirana

Aksident në aksin Tepelenë-Mallakastër në afërsi të fshatit Qesarat.

Furgoni i Drejtorisë së Burgjeve në Tiranë është përplasur me një automjet. Në brendësi të furgonit kishte tre të burgosur dhe policë shoqërues.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nga përplasja është lënduar një polic jashtë rrezikut për jetën, ndonëse është shoqëruar për në Spitalin e Gjirokastrës me dëmtime të lehta.

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje për të nxjerrë shkaqet e aksidentit.

ME TE LEXUARAT