Trageti me mbetje të rrezikshme në Vlorë, pronari: Nuk ka asnjë substancë të ndaluar

Aktualitet

Bllokimi i sasise së dyshuar lëndësh toksike që do të shkarkoheshin në Vlorë pasi ishin ngarkuar në traget në Brindizi të Italisë ka ngritur alarm te ekspertët e mjedisit, të cilët e shohin kalimin e tij përmes doganës si një sinjal shqetësues të mungesës së kontrollit.

Një reagim ka ardhur nga pronari i tragetit i cili thekson se nuk ka asnjë lëndë të rrezikshme. Gjithashtu ai tha se është një material që vjetërohet dhe nevojitetet që të rinovohet. Në brendësi të anijes janë gjetur edhe depozitime të vajit të motorrit të anijes, i cili ka qënë i papërdorur dhe për të cilin ne disponojmë edhe faturat e blerjes së tij ashtu sikurse e thanë edhe autoritetet shqiptare nga një kompani e quajtur “ENI”, disponojmë edhe fotografitë e fuçive të pahapura, janë vendosur aty si barrierë për mbetjet e gjeneruara dhe depozitar në anije.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në cilësinë e përfaqësuesit të kompanisë deklarojmë:

Përgjigje: Në 19 shkurt i kërkuam firmës së pastrimit të autorizuar të Portit të Vlorës të tërheqin mbetjet të cilat gjenden në bordin e anijes. E theksoj se janë mbetje normale, jo të rrezikshme. Pas anija ka qene ne remont dhe duke punuar në remont janë gjeneruar edhe mbetje.

Të cilat janë kryesisht, mbetje nga reparimet e poltronave dhe izolimit, janë gjeneruar edhe mbetje izolimi kryesisht “rookyl” një material normal izolimi i cili është i lejuar dhe certifikuar për të bërë izolimet në anije dhe madje edhe në ndërtimin e banesave është gjithashtu i lejuar. Pra është një material që vjetërohet dhe nevojitetet që të rinovohet. Në brendësi të anijes janë gjetur edhe depozitime të vajit të motorrit të anijes, i cili ka qenë i papërdorur dhe për të cilin ne disponojmë edhe faturat e blerjes së tij ashtu sikurse e thanë edhe autoritetet shqiptare nga një kompani e quajtur “ENI”, disponojmë edhe fotografitë e fuçive të pahapura, janë vendosur aty si barrierë për mbetjet e gjeneruara dhe depozitar në anije. Ndërkohë, i kërkuam edhe kantierit ku u krye kantieri në Kroaci që të mund ti depozitonim atje mbetjet, por për ta qe e pamundur për çështje logjistike, kemi edhe përgjigjen e tyre. Ne kemi bërë izolimin me materialin e cila njihet si lesh gurri ose “ROOKYL”

Më tej ai shprehet se materialet janë për izolim termit, ndërsa thekson se shpreson të realizohen analiza sa më shpejt të jetë e mundur.

Por detyra kryesore e anijes kur arrin në port është të kontaktojë me Portin dhe të pyes se cilat janë kompanitë e pastrimit të autorizuara për procesin e pastrimit. Porti na jep një listë me kompani dhe ne zgjedhim një prej tyre. Komania “Delfin1” është një kompani që punon me shumë anije të tjera.

Dhe është e licensuar dhe celtifikuar nga autoritetet shqiptare. Në përfundim të procesit na dorëzon një procesverbal ku na saktëson sasinë dhe llojin e mbetjeve. Për këtë ne mbajmë shënim në regjistrin e brendshëm të bordit, një regjistër që ka akses secila kapiteneri në botë. Të gjitha veprimet me mbetjet janë të regjistruara në atë regjistër.

Nuk ka asgjë klandesine, asgjë të ndaluar, asgjë të jashtëligjshme nuk ka absolutisht trafik. Një anije që e bën këtë linjë prej vitesh nuk mund të mendohet se bën trafik mbetjesh të rrezikshme. I vetmi vend ku mund të bëhet shkarkimi janë portet nëpërmjet kompanive të licensuara dhe jo në det apo të hidhen në tokë.

Ky proces bëhet nëpërmjet kompanive dhe nuk ka asnjë shans të bëhet pa iu nënshtruar kontrollit, pasi as në Vlorë as në Brindizi as në këmbë nuk kalon dot pa u kontrolluar, jo më një furgon.

Kjo është një gjë jashtë realitetit. Na vjen keq për njerëzit që janë nënë arrest, shpresojmë që autoritete të bëjnë sqarimet e nevojshme sa më parë”, theksoi ai.

Nëse çdo gjë është në rregull pse ndodhi e gjithë kjo ?

PëPo secili prej nesh ka dyshimet e tij fakti është që ne jemi subjekt që në nisje të dhjetor, i një numër të lartë inspektimesh, ne jemi vazhdimisht në inspektime nga kushdo. Dhe jemi të detyruar dhe të gatshëm ti nënshtrohemi gjithçkaje është e nevojshme nga autoritetet.

Nuk ka mbetje të rrezikshme?

Po ju deklarojmë se nuk ka asnjë substancë të ndaluar, ne pak ditë më parë kemi marrë edhe certifikatën e radioaktivitetit, pra që vërteton se nuk ka asnjë ngarkesë radioaktive në bord , është licensë e shtetit shqiptar. Ne jemi të hapur për çdo lloj analize dhe kontrolli. Ju ftoj të shkoni, ju gazetarët në bord.

Autoritet pretendojnë se ju beni trafik vazhdimisht?

Përgjigje: Absolitisht farsë, e kam dëgjuar edhe unë këtë pretendim, kompanitë kontrollohen çdo herë nga policia dhe dogana.

A ju kontaktuan autoritet?

Pergjigje: Jo, gjithçka ndodhi shumë shpejt, pretenduam duke i pasur dokumentat në rregull, certifikatat e materialit, vajin e papërdorur të izoluar dhe të gjitha certifikatat nga Ministritë shqiptare. Na janë ndaluar në mënyrë të padrejtë komandanti, oficeri parë dhe përfaqësuesi kompanisë.

Dua të shtoj se e parë edhe nga pikpamja e përfitimit, cili është përfitimi i të bërit trafik të këtij lloji”, tha më tej Massimo Produntino. Të kalosh policinë, financën, të njëjtën gjë edhe në Shqipëri… Nëse e kemi bërë këtë jemi të gjithë të përfshirë, por hetimi është mbyllur vetëm te ne./abcnews

ME TE LEXUARAT