Talenti shqiptar i Serise A ne radaret e Barcelones

Sport
Talenti shqiptar i Serise A ne radaret e Barcelones

Emri më i përfolur në merkaton e verës në Serie A, do të jetë mbrojtësi shqiptar, Marash Kumbulla. Skuadra e Interit duket më e favorizuar për firmën e mbrojtësit të talentuar, por dhe Napoli dhe Juventusi flitet se do të hyjnë në garë për shërbimet e futbollistit të Veronës.

CEO i Interit, Beppe Marotta, e sheh Kumbullën si pasuesin ideal të Diego Godin, por interesimi i lartë për lojtarin kuqezi, pritet ta vështirësojë këtë transferim. Sipas raportimeve më të fundit nga medie të ndryshme, interesi është shtuar edhe nga kampionate jashtë Italisë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Zërat më të bujshme vijnë nga Spanja, pasi Barcelona është shtuar në skuadrat e interesuara për Kumbullën. Klubi katalanas duhet të përforcojë prapavijën, pasi Pique i ka lënë pas vitet më të mira dhe Kumbulla, shihet si pasuesi ideal i tij.

ME TE LEXUARAT