Dy vrasje, një plagosje: E shkuara kriminale e vëllezërve Kusi

Aktualitet

Indrit Çela ndërroi jetë mëngjesin e ditës së sotme, si pasojë e një plumbi të marrë në kokë ditën e djeshme.

Të dyshuarit kryesorë për vrasjen janë dy vëllezërit e Myslym Shyrit, Griseldo Kusi 31 vjeç dhe Albano Kusi 28 vjeç.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Autorët janë shpallur në kërkim ndërkohë që është arrestuar babai i tyre, Bujar Kusi konretisht dhe pronar i vilës ku ndodhi ngjarja.

E shkuara kriminale e vëllezërve Kusi

Krimi per te cilin u akuzua Albano Kusi

Albano Kusi u perball ne shkurt te 2011 ne gjykate me akuzat e vrasjes me dashje dhe prodhim dhe mbajtje pa leje te armeve luftarake. Ai u akuzua per ngjarjen ku mbeti i vrare me arme zjarri Shkelqim Nozlli, ndodhur ne 16 tetor te vitit 2010 nderkohe qe trupi i tij u gjet dy dite me vone.

Pas hetimeve rezultoi se zanafilla ishte nje borxh i papaguar mes viktimes dhe te dyshuarit si autor i ngjarjes si edhe pazaret per blerjen e dy pistoletave ne te cilin ishin perfshire edhe dy punonjes se Policise se Burgjeve.

Policet I.Ademi dhe J. Nuhu u arrestuan pas ngjarjes per moskallezim krimi ndersa Albano Kusi si autor i vrasjes. Sipas vendimit te Gjykates qe la ne arrest me burg Albano Kusin pas arrestimit te tij motivi i ngjarjes ishte nje borxh prej 650 eurosh qe i kishte viktima.

Sipas Kusit keto para viktima ia kishte kthyer e me pas ia kishte kerkuar serish. Viktima Nozlli u kishte premtuar dy punonjesve te policise shitjen e dy pistoletave nga 1 mije euro secila.

Sipas vendimit te mases se sigurise diten e ngjarjes Nozlli ka takuar policet. Pasi u ka treguar njeren nga pistoletat ai u ka marre atyre shumen e 1750 eurove. Me pas u ka thene se do te takonte kusheririn e tij Kusin per te marre pistoleten tjeter. Sipas hetimeve Nozlli ka Takuar Kusin dhe me ane te nje taksie kane udhetuar drejt Qafe-Krrabes ku pas dy ditesh Nozlli u gjend i vdekur.

Gjate deklarimeve ne polici Kusi ka pranuar se ka qene ai autor i vrasjes se Nozllit. Kusi pretendon se viktimen e kishte te afert dhe se ky i kishte borxh shumen prej 650 eurosh. Diten e ngjarjes ata jane takuar se bashku dhe kane shkuar ne Kerrabe pasi viktima i ka thene Kusit se atje do te gjente shumen e parave per tia kthyer. Gjate rruges Kusi pretendon se viktima ia ka dhene parate.

Me pas kur kane arritur ne Kerrabe viktima i ka marre Albanos nje pistolete qe ky i fundit e mbante pa leje per shkak te hasmerive qe kishte fisi i tij dhe nen kercenimin e pistoletes viktima ka kerkuar ti marre serish parate e dhena disa caste me pare. Ne perleshje e siper personi nen hetim pretendon se arma eshte shkrehur pa dashje dhe Nozlli ka rene pertoke i vdekur thuhej ne vendimin e mases se sigurise.

Atentati me 4 plumba, pas sherrit per drogen me autor Griseldo Kusin

Nderkohe qe vellai tjeter, Griseldo Kusi u perfshi ne nje ngjarje te rende ne Tirane, ne janar te vitit 2012, ku qelloi ne atentat nje 26 vjecar. Aso kohe shtetasi Boiken Spahiu u qellua teksa parkonte makinen, katër herë me armë zjarri dhe një nga plumbat që ka depërtuar në makinë e ka goditur duke e plagosur rëndë.

Sapo ka kaluar semaforin në rrugën “Muhamet Gjollesha”, në drejtim të shkollës “Vasil Shanto”, persona ende të paidentifikuar, që i kishin zënë pritë, kanë qëlluar me pistoletë drejt xhamit në krahun e shoferit.

Spahiu, i cili drejtonte makinën, është plagosur, ndërsa fatmirësisht në atë moment nuk ka qenë asnjë person tjetër me të. Ngjarja u klasifikua “vrasje e mbetur në tentativë” , Me pas policia e kryeqytetit vuri në pranga të dyshuarin për atentatin ndaj shtetasit Boiken Spahiu.

Sipas policisë, shtetasi Griseldo Kusi ka rënë në pranga me akuzën e tentativës së vrasjes së 26-vjeçarit i cili u sulmua me armë teksa po parkonte automjetin tek “Vasil Shanto”.

Sipas burimeve nga policia mësohet se mes të plagosurit dhe të dyshuarit për ngjarjen ka pasur një konflikt për çështje lëndësh narkotike në Angli.

ME TE LEXUARAT