Operacioni kunder “Lojërave te fatit”, gjykata jep masat e sigurisë për të arrestuarit

Aktualitet
Operacioni kunder “Lojërave te fatit”, gjykata jep masat e

Policia e Shtetit arrestoi pak ditë më parë disa persona, të cilët dyshohet e kanë organizuar lojëra fati në mënyrë të paligjshme.

Gjykata e Tiranës dha sot masat e sigurisë për disa nga të arrestuarit në aksionin për “Lojërat e fatit”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjykata dha masën ‘arrest shtëpie’ për Redienel Hamollin. Gjykata dha masën ‘arrest me burg’ për Erjon Kreka dhe Igliu Spaholli.

Gjithashtu, gjykata dha “arrest me burg” për Klajdi Kuqon dhe Elvis Brahimin. Në burg mbeten edhe shtetasit Melaim Hyka dhe Taulant Reci. Nderkohe masa “arrest shtëpie” u dha për Endri Osmanajn.

ME TE LEXUARAT