E FUNDIT/ Prokuroria e Përgjithshme nis hetimet për Agim Kajmakun

Aktualitet

Prokuroria e Përgjithshme ka nisur hetimet për Agim Kajmakun, aktualisht kryebashkiak i Vorës i mandatuar nga zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

Prokuroria ka nisur hetimet pas denoncimit të PD-së ku saktësohej se Kajmaku “ka qenë i arrestuar/ndaluar në Greqi dhe, më pas, ndaj tij është marrë masa e dënimit dhe dëbimit nga autoritetet përgjegjëse greke.”

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sot ka mbërritur kërkesa dhe do jetë e njëjta procedurë si më Valdrin Pjetrin e Shkodrës.

Sipas denoncimit të Partisë Demokratike “Në Formularin e Vetëdeklarimit shtetasi Agim Kajmaku alias Jorgo Toro ka deklarur se ka jetuar për 5 vite në Greqi. Nga verifikimi i të dhënave të sistemit TIMS rezulton se shtetasi Agim Kajmaku alias Jorgo Toro nga periudha 2004 – 2016 nuk ka udhëtuar në asnjë rast të vetëm në drejtim të Greqisë, çka përbën një indicie për saktësinë e të dhënave të bëra publike më parë.”

Ndërkaq në një reagim publik, kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku ka mohuar akuzat duke deklaruar se nuk ka qenë i dënuar dhe dëbuar nga asnjë vend i Bashkimit Europian dhe as nga Greqia

ME TE LEXUARAT