Aksident tragjik ne Piza, airbag i merr jeten foshnjes shqiptare

Aktualitet
Aksident tragjik ne Piza, airbag i merr jeten foshnjes shqiptare

Një aksident rrugor dje pasdite ka përfunduar në tragjedi për një familje shqiptare në Piza, me humbjen e jetës së fëmijës që sot mbushte dy muaj nga lindja.

Aksidenti përfshiu të paktën tri makina, midis të cilave edhe ajo e familjes shqiptare . Sipas një rindërtimi të ngjarjes nga policia, fëmija i vogël mori dëmtime të rënda nga hapja e airbag-ut pas përplasjes.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai ishte vendosur në ndenjësen e tij në sediljen e parë, ndërsa nëna me djalin tjetër ishin ulur prapa, ndërkohë që babai ishte në timon.

Përplasja e makinave solli hapjen e airbag-ut i cili e shtypi foshnjën, duke u shkaktuar trauma të rënda në kokë e gjoks.

Fëmija u transportua me urgjencë në spital në gjendje të rëndë, ku mjekët bënë gjithçka për t’i shpëtuar jetën, por pa sukses. I vogli u nda nga jeta rreth orës 22:30.

ME TE LEXUARAT