Jahti 400 milion dollar zbarkon në Sarandë, kush është turisti VIP që vizitoi qytetin

Aktualitet

Ka mbërritur sot në Sarandë me Yachtin “Katara”, pronë e Emirit të Katarit, për një vizitë private, Sheikh Hamad Bin Khalifa Al-Thani, babai i Emirit të Katarit.

Jahti kushton 400 milion dollar dhe zbarkoi në Sarandë për t'u furnizuar me karburant nisur nga fakti se qeveria shqiptare ua shet pa akcizë karburantin jahteve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sheikh Hamad Bin Khalifa Al-Thani u prit në port nga i ngarkuari me Punë në Ambasadën e Katarit në Shqipëri, ndërsa qëndroi në Sarandë për një kohë rreth 3 orë.

Sheikh Hamad Bin Khalifa Al-Thani, babai i Emirit të Katarit, ka qenë për vizitë në Sarandë edhe vitin e kaluar.

ME TE LEXUARAT