Mema: Jemi gati për sezonin e ri, pretendentët dalin rrugës!

Kliko per me shume info

Trajneri i Tiranës, Ardian Mema, mendon se skuadra e tij është gati për të përballuar sezonin e ri, por njëkohësisht pret ende përforcime për të kompletuar ekipin.

Në një konferencë për mediat, tekniku i bardhebluve, nuk preferon të flasë për rivalët e kampionatit pasi ai mendon se me kohën do të dalin në pah të gjithë pretendentët

Kliko per me shume info

“Nesër vjen Kristi Vangjeli, kam biseduar edhe për pjesën e një lojtari tjetër që po negociohet në dijeninë time. Besoj që mbyllet sot. Shpresojmë të vijnë lojtarë me cilësi se ata bëjnë diferencën mes lojtarëve dhe do të jetë konkurrence e ndershme. Pastaj është pjesë e imja kush të jetë për të luajtur apo jo”, tha ai.

“Është kampionat i gjatë, është herët për të folur sa u përket se kë do ta kemi konkurrent. Do të shohim rrugës ecurinë e çdo ekipi dhe do të shohim në radhë të parë ecurinë tonë për të parë veten tonë njëherë pastaj për të parë kundërshtarin”, përfundoi Mema.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here