Shtohen vatrat e zjarrit në Shqipëri, mësoni si paraqitet situata

Aktualitet

Një zjarr i madh ka përfshirë këtë të premte masivin pyjor me pishë në fshatin Patin të Bashkisë së Klosit.

Era ka favorizuar flakët e zjarrit të cilat janë përhaur me shpejtësi të zonë.Të parët që kanë nisur ndërhyrjen për shuarjen e flakëve kanë qenë banorë të zonës.

Një nga banesat e rrezikuara nga flakët ka qenë ajo e Gani Tushës, i cili ka nisur shuarjen e flakëve me mjete rrethanore.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërkohë drejt vatrës së zjarrit është nisur menjëherë edhe mjeti zjarrfikës i Bashkisë së Klosit si dhe punonjësit e këtij shërbimi.

Kryetari i Bashkisë Klos Ilmi Hoxha ka urdhëruar stafin e shërbimit zjarrfikës të mbrojnë banesat, duke vendosur aty mjetin zjarrfikës.Ndërkohë për shkak të mungesës së rrugës automobilistike, për shuarjen e zjarrit janë përdorur pompa shpine nga zjarrfikësit. 1 hektar pishë mësohet se është përshkuar nga flakët, ndërsa bashkia Klos tha se tashmë vatra është neutralizuar për të mos lejuar përhapjen e mëtejshme të saj.

Ndërsa një tjetër zjarr i fuqishëm ka përfshirë një sipërfaqe me 2 dynym ullishte dhe 10 hektarë pyll në afërsi të fshatit Shtepanjë në Bashkinë Cerrik. Zjarri ka qenë shumë i fuqishëm duke bërë që të shkrumbohen disa hektarë pyll, por falë punës së forcave të zjarrfikëses së Gramshit si dhe ato të Elbasanit situata është vënë nën kontroll.

ME TE LEXUARAT