Kosove, dy pacientet e kthyera nga Italia nuk kanë coronavirus

Kosovë&Rajon
Kosove, dy pacientet e kthyera nga Italia nuk kanë coronavirus

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se aqnalizat për dy pacientet e dyshuara me coronavirus kanë dal negative.

Dy paciente ishin kthyer nga Italia dhe ishin hospitalizuar në Klinikën Infektive, ndërsa u vizituan nga infektologet, ku edhe u bë testimi për coronavirus.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Testi ka rezultuar negativ, ndërsa IKSHP-ja ka thënë përmes një komunikate për medie se në Kosovë ende nuk ka person të infektuar me coronavirus.

Njoftimi i plotë:

Në Kosovë nuk ka koronavirus!

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike sot pasdite ka marrë informatë nga Klinika Infektive e QKUK se dy paciente t kthyera nga Italia janë hospitalizuar në Kliniken Infektive, SHSKUK.

Pacientet u vizituan nga ekipi i infektologëve në Klinikën Infektive, u morën për testim laboratorik në virus SARS-CoV-2.

Ekipi i Laboratorit të Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK ka bërë testimin në virus SARS-CoV-2 me metodën rRT-PCR te dy pacientë. Testi ka rezultuar negativ domethënë të dy pacientët nuk janë të infektuar me virusin SARS-CoV-2.

ME TE LEXUARAT