Tre muaj heqje lirie për tre shishe mjaltë

Soft

Një person është mbajtur 3 muaj në burg në SHBA, pasi u kap me tre shishe mjaltë artificiale, të cilën e kishte sjellë nga Xhamajka.

Mjaltë “artificial” apo siç quhet ndryshe mjaltë i papastër, ka në përbërje të tij aditivë, shurup sheqeri, shurup misri, dekstrozë etj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Burri u kap në Aeroportin e Baltimores, kur një qen i trajnuar posaçërisht filloi të nuhaste çantën e tij,

Brenda kishte tre shishe të mëdha, të etiketuara qartë, me mjaltë artificialë që 45 vjeçari pëlqente të aromatizonte çajin.

Pas gati 3 muaj burg, larg partneres dhe fëmijëve, ai humbi edhe dy punët e tij si pastruese dhe ndërtuese.

“Ata shkatërruan jetën time,” i tha 45-vjeçari Washington Post.

ME TE LEXUARAT