Gjeti te vdekur tre femijet, babai kthehet i shokuar ne shtepi, shenimet qe u gjeten ne dhome

Bota
Gjeti te vdekur tre femijet, babai kthehet i shokuar ne shtepi, shenimet qe u

The Sun ka publikuar fotot e një babai të traumatizuar, i cili është kthyer në banesën e tij, më pak se një javë nga vdekja e mistershme e tre fëmijëve të mitur.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Andrew McGinley iu drejtua banesës së tij me zemrën e thyer, ndërkohë që banorët e lagjes nuk gjenin fjalët e duhura për ta ngushëlluar.

“Çfarë mund ti thoni dikujt që sapo ka humbur tre fëmijët e tij?”, ishte pyetja që shtrohej më shpesh mes tyre.

Fëmijët u gjetën të pa jetë në banesën e tyre në Dublin, 2 djem dhe një vajzë, Conor, 9 vjeç, Darragh, 7 vjeç, dhe Carla, 3 vjeç.

Jashtë derës ku fëmijët u gjetën të pa jetë ishte shkruar: “Mos shkoni lart …telefononi 999”.

Ndërsa një grua e cila endej rrugëve e shokuar, dyshohet të jetë nëna e fëmijëve, e cila u shoqërua nga policia për në spital dhe do të merret në pyetje për ngjarjen. Ende nuk ka dalë në dritë nëse është nëna e fëmijëve ajo që fshihet pas ngjarjes së rëndë.

Dyshimet janë që fëmijët të jenë droguar dhe më pas të jenë mbytur, ndërkohë që pranë dhomës u gjet dhe një shënim i dytë ku shkruhej: Fëmijët po përballeshin me jetë ku nuk kishin asgjë.

ME TE LEXUARAT