Rrezikon 1 vit heqje lirie, 24-vjeçari lëpin akulloren në market dhe e fut në frigorifer

Kliko per me shume info

Një i ri rrezikon të kalojë 1 vit në burg, pasi ka lëpirë një akullore në një market, dhe e ka lënë sërish në vend. Ky rast ka ndodhur në SHBA.

24-vjeçari është arrestuar nga autoritetet, pasi postoi në rrjetet sociale një video të vetes së tij duke lëpirë një akullore në market.

Kliko per me shume info

Incidenti ka ndodhur në Teksas, ndërsa i riu shihet teksa merr kutinë e akullores nga frigoriferi, e lëpin, dhe më pas e kthen sërish në vend.

D’Adrien Anderson është vënë në pranga, dhe rrezikon të kalojë 1 vit në burg, si dhe të paguajë një gjobë prej 4,000 dollarësh.

Nga ana tjetër, autoritetet janë shprehur se kamerat e sigurisë të vendosura në ambientet e marketit tregojnë se 24-vjeçari nuk i kishte treguar të gjitha në video.

I riu, pasi kishte mbaruar filmimin, e kishte marrë kutinë e akullores dhe e kishte blerë.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here