Lajmi Fundit
Lajmi Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Spahiu: Po shkrumbohet, korrupsioni politik i ka qepur gojën medias dhe xhepin bilionerëve

Kreshnik Spahiu me anë të një statusi në Facebook, ka lëshuar një deklaratë me të cilën i adresohet qëndrimit të të midiave dhe bilionerëve që sipas tij kanë qepur gojën për shkak të korrupsionit politik.

Reagimi i Spahiut vjen lidhur me situatën alarmante dhe tragjike njekohësisht me zjarret që kanë pushtuar mushkërinë e botës, Amazonën.

Ai bën edhe një krahasim mes djegies së Katedrales së Notre Dame në Paris, dhe zjarreve në Amazonë.

“Kur kathedralia e Notre Dame u pushtua nga flakët, e gjithë media botërore dhe miliarderët vrapuan të paguanin miliona për ta shuar dhe rindërtuar.
Prej 3 javësh AMAZONA (mushkria e botës) po shkrumbohet por korrupsioni politik i ka qepur gojën medias dhe xhepin bilionerve / Pyjet AMAZON frenojnë ngrohjen e shpejtë globale. Planeti në rrezik?
#PrayforAmazon”, shkruan Spahiu.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.