Tensionet në Shkodër/ Jep dorëheqjen sekretari i Këshillit Bashkiak

Aktualitet

Suel Hadri, sekretar i Këshillit të Bashkisë Shkodër ka njoftuar dorëheqjen për arsye personale. Ai i ka dërguar shkresë zyrtare prefektit, duke shkruar se për arsye personale jepte dorëheqjen.

Ai nuk pranoi të drejtonte mbledhjen ne konstituimin e keshillit te ri bashkiak te përbërë nga socialistët dhe me këtë veprim ka zyrtarizuar qendrimin e tij. Kujtojmë që Bashkia Shkodër është pa kryetar bashkie dhe drejtohet nga Këshilli Bashkiak, pas trazirave me ish-kryebashkiaken Voltana Ademin.

ME TE LEXUARAT