Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Tramvaji përplaset me “BMW”-në, lëndohen tre persona

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Itali. Një tramvaj u përplas me një makinë tip “BMW”. Shkak i aksidentit, paraprakisht dyshohet të jetë bërë makina, e cila nuk ka respektuar semaforin.

Si pasojë e aksidentit mbetën të plagosur tre persona. Sipas mediave italiane të plagosur kanë mbetur shoferi i tramvajit si dhe dy gra që po udhëtonin me BMW-në.

Personat e plagosur janë transportuar në spital, ku po marrin ndihmën e duhur mjekësore.

“Po punoj anë dyqan, kur dëgjova një zhurmë të fortë, u tremba shumë. Dola jashtë dhe pashë një makinë që kishte ngecur në mes të shinave të tramvajit. Ishte një zhurmë e tmerrshme”, ka rrëfyer një person që punonte në një restorant aty pranë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.